Aplikacion
Me një gëzim dhe lumturi që u lexohej në sy, ekipi përfaqësues ka zbritur sot në fushë, për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore, në kuadër të sfidës kundër Ishujve Faroe, të hënën më 20 nëntor.
Të gjithë lojtarët, stafi, trajneri Sylvinho, dukeshin të relaksuar, të vetëdijshëm se çfarë kanë arritur. Kuqezinjtë luajnë për vendin e parë, që u jep premio më të mirë, teksa do përballen me Ishujt faroe të hënën në mbrëmje.
Pas dy javësh hidhet edhe shorti për EURO 2024 në Gjermani, ku më 2 dhjetor kuqezinjtë do mësojnë kundërshtarët e grupit. /ZOOM.AL/