Aplikacion
Një shaka e bërë në rrjetet sociale nga ish-konkurrentët e Për’puthen Bruno Shemsho dhe Xhafer Thaçi, për Beatrix Ramosajn, ka nisur një sherr virtual mes tyre dhe fansave të këngëtares.
Kohë më parë Xhaferri shprehu publikisht pëlqimin për këngëtaren gjatë një interviste, duke e cilësuar atë si “shumë të bukur.” Gjatë ditës së sotme Bruno ndau një video në Instastory-n e tij, ku i drejtohet Xhaferrit: “Je mërzitur se të ka tradhtuar Beatrixa?”
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Beatrix, të cilët e cilësojnë shakanë e Brunos si mungesë respekti ndaj këngëtares.
Në një ‘ask me a question’ që Bruno hapi në Instagram, fansat e Beatrix kanë shprehur kritikat e tyre ndaj tij.
“Kërko falje për Storyn e Trixës! Dhe pastroje fjalorin”– i shkruan dikush Brunos, i cili nuk ka ngurruar të përgjigjet. Ai i cilëson ata si “të fëlliqur” ndërsa sqaron se videoja me Xhaferin ishte një shaka.

“Nuk dua t’ju shaj publikisht këtu të gjithë ju fanpage që shani këdo dhe mbroni idhujt tuaj, por nuk ka më të fëlliqur se ju! Unë ndryshe nga çfarë ju mësojnë ju njerëzit që më ndjekin e hapin fanpage, i them tekstualisht mos shani, e kur më shajnë i them mos nxirrni statuse me ironi, e kur të tjerë e kanë bërë ndaj meje. Unë s’kam ofenduar asnjë njeri, kam bërë një shaka me shokun tim dhe kemi qeshur. Kush do më tepër me u kap, bujrum në Gjykatë ose te zonja Eni. Hjat shëndet, u mbyll këtu kjo temë”– shkruan Bruno.
