zoom

Të gjitha

Surprizë/ Ish-konkurrenti i “Përputhen” i jep fund beqarisë

Surprizë/ Ish-konkurrenti i “Përputhen” i jep fund beqarisë

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Albi Dhima, i ka dhënë fund beqarisë.
Vetë Albi konfirmoi lidhjen e tij të dashurisë disa muaj pasi la emision. Ai bëri me dije se e dashura e tij quhet Hyrie Vata, është nga Kukësi, por jeton në New York.

Ndërkohë, së fundmi Albi ka zbuluar se ai dhe e dashura e tij 7 vite më e vogël, i kanë dhënë fund beqarisë dhe janë fejuar.

Gjithashtu ai ka publikuar disa foto edhe nga ceremonia e fejesës./Zoom.al/