Aplikacion
Mes entuziazmit dhe spektaklit u zhvillua në Krujë “Trofeu Skënderbej”, garë e vlefshme për FIA CEZ (Zona e Evropës Qendrore) në disiplinën Hill Climb.
Pas një xhiro prove dhe dy xhirove garë, në tre vendet e para në renditjen e përgjithshme u renditën:
1.Gazmend Demolli (Kosova) – Koha më e mirë: 2:12.897
2.Laszlo Szasz (Hungari) – Koha më e mirë: 2:14.758
3.Gentjan Shaqiri (Shqipëri) – Koha më e mirë: 2:21.162
Pas tre vitesh fitore radhazi në 2019, 2021 dhe 2022, Szasz thyhet në Krujë nga Demolli.
Gentjan Shaqiri debuton në garën e Krujës me Renault Tattuus 2000 duke u renditur në vendin e tretë.
Shaqiri është piloti i parë shqiptar që garon në kategorinë më të lartë të kampionatit të FIA CEZ në disiplinën Hill Climb.
Në këtë garë morën pjesë 6 garues nga Shqipëria, 14 nga Kosova, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kroacia, 1 nga Maqedonia e Veriut, 1 nga Bosnjë-Hercegovina, 1 nga Serbia dhe 1 nga Hungaria.
Në garë mori pjesë edhe një pilote femër, Arjeta Rysha nga Kosova, e cila garon në Grupin e 5-të të FIA CEZ dhe u nderua edhe me çmimin “Women in Motorsport”.
Një garë spektakolare që dhuroi emocione dhe spektakël për fansat që e ndoqën nga afër.
Kjo është e vetmja garë e regjistruar në kalendarin e FIA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe morën pjesë 32 pilotë.
/zoom.al/
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës