zoom

Të gjitha

Sunny Hill në Tiranë, cilët janë 7 artistët e njohur që iu janë bashkuar deri tani festivalit

12 ditë përpara Sunny Hill Festival, ekipi i Dua Lipës ka zbuluar të paktën 7 emrat e parë të artistëve të cilët do të performojnë në skenën që po bëhet gati në Liqenin Artificial të Tiranës.

Action Bronson, reperi shqiptar me famë botërore do ti bashkohet DJ Regard, Dafina Zeqirit, Tananai-t, Elgit Dodës, Dren Abazi-t dhe reperit italian Fedez në një prej 3 mbrëmjeve të eventit muzikor.

“Ka vetëm një BAKLLAVA që merr përsipër skenën kryesore të Sunny Hill Tirana dhe ne jemi kaq të gatshëm të çmendemi me më të vërtetin Action Bronson’, shprehet ekipi i Sunny Hill.

Festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Në Prishtinë u mbajt nga data 4 deri më 7 gusht dhe këtë vit, edicioni i festivalit ka ardhur me thirrjen “Setmefree”, drejtuar BE-së për të hapur vizat për Kosovën, veprim ky prej “ambasadoreje” nga ana e Duas.

Dua Lipa dha një performancë të jashtëzakonshme në mbrëmjen hapëse të festivalit, ku performoi këngët më të njohura të saj.