zoom

Të gjitha

Stuhia bllokon qarkullimin në Tiranë, çdo cep i kryeqytetit nën pushtimin e ujit

Stuhia bllokon qarkullimin në Tiranë, çdo cep i kryeqytetit nën pushtimin e ujit

Bllokohet qarkullimi rrugor në kryeqytet. Stuhia e cila ka mbërthyer Tiranën, ka krijuar kaos tek drejtuesit e mjeteve. Siç shihet edhe në foton e cila sigurohet nga ‘Maps’, rrugët e Tiranës janë me ngjyrë të kuqe, gjë që tregon se trafiku është i rënduar.

Çdo rrugë është me ngjyrë të kuqe, por edhe me portokalli, që tregon se ka pak trafik.

https://

Stuhia ka mbërthyer deri më tani Tiranën dhe Durrësin, ndërsa pritet që të përhapet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Po ashtu stuhia ka shkaktuar përmbytje në disa pika në autostradën dhe rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Si pasojë është bllokuar qarkullimi në korsinë Tiranë-Durrës, nga era e fortë, janë këputur edhe degët e pemëve në autostradë.

Policia Rrugore po punon për heqjen e tyre nga autostrada me qëllim përmirësimin e qarkullimit rrugor.