Aplikacion
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali nuk ka kursyer ironitë në fjalën e saj në Parlament, duke provokuar sërish opozitën.
Që në nisje të fjalës së saj ajo i ka kërkuar Kuvendit të mbajë një minutë heshtje për deputetin demokrat, Edmon Spaho, i cili u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pasi në seancën e shkuar i ra bilbilit.
“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që trashëgimia e tij e bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët…”, tha ajo.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës