Aplikacion
Veç Erion Veliajt, SPAK ka marrë të pandehur edhe 30 persona të tjerë, përfshirë edhe deputeten socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës në dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas SPAK, Bushka ka kryer veprime aktive duke udhëzuar dëshmitarët përpara se të pyeteshin nga hetuesit dhe duke fshehur telefonat e tyre, duke ndërhyrë kështu në procesin hetimor.
Deputetja është vënë nën hetim në muajin shkurt të këtij viti dhe vijon të jetë në gjendje të lirë.
Po ashtu, SPAK ka marrë të pandehur disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmenë: Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani, Valmir Xoxa, Erald Simixhiu (daja i Ajola Xoxës), Elman Abule, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, polici Fation Baçi, Frosina Bollo dhe Sokol Kryeziu.
Hetimet për këta persona lidhen me veprime që dyshohet se kanë penguar zbulimin e së vërtetës dhe zhvillimin e hetimeve për çështjen.
Truri financiar i skemës së ngritur, sipas SPAK, Adela Kondakçi, gjithashtu përfundoi përballë drejtësisë.
Njëlloj dhe Ina Goxhaj që nga dosja hetimore rezulton se ka deklaruar që ishte detyruar nga Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka të asgjësojë celularin e saj.
I përfshirë në dosje është edhe biznesmeni, Elman Abule bashkë me biznesmenë e familjarë të gruas së kryetarit të bashkisë.
Të pandehur:
Erion Veliaj
Klotilda Bushka,
Fatjon Baci (polici)
Ina Goxhaj,
Adela Kondakciu,
Flutur Xhani,
Valmir Xoxa,
Erald Simixhiu, daja i Ajola Xoxës,
Elman Abule,
Fatmir Bektashi,
Meriman Palushi,
Shkëlqim Fusha,
Sokol Kryeziu
Frosina Bollo
Mirton Lika