zoom

Të gjitha

Sot ndeshen luanët! Luana Vjollca “ndez motorrët”, detaje nga spektakli

Numërimi mbrapsht sapo mbaroi dhe sonte është premiera e një prej spektakleve më të shumëpritur në Shqiptari, “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.

Të ftuar deri më tani janë zbuluar vetëm dy artista shqiptarë, Butrint Imeri dhe Don Xhoni, të cilët zgjodhën “Zemër Luana” të hapin zemrën e të jenë “pa doreza” përpara publikut, që dëshiroi dyshen të ishin të parët në spektakël dhe autorja Luana Vjollca ua realizoi dëshirën.

Butrint Imeri zbulon më në fund përgjigjen që shumë vajza presin ta dinë: “Është single apo jo?”. Ndërkohë reperi i shumëpëlqyer Don Xhoni nuk la gjë pa treguar në spektaklin e mbrëmjes së sotme: “Nga raporti me Noizy-n, përplasjet me Finem e deri tek marrëdhëniet me vajzat VIP shqiptare, Loredanën apo Era Istrefin.

Por jo vetëm kaq! Luana Vjollca ka mundur të bëjë bashkë dy artistë të famshëm të përballen në një skenë edhe pse siç dihet prej të gjithëve, ata nuk flasin ende e sot.

Mund të jenë ata personazhe që po mendoni dhe po, por një gjë është e sigurt: Luana Vjollca premton se tanimë çdo e diel mbrëma do të jetë e “Zemër Luana” dhe bashkë me stafin e spektaklit ju garanton argëtim, muzikë shumë të mirë, të ftuar që të gjithë mezi i prisni, kamera të fshehta, rrëfime sekretesh e shumë të qeshura nuk do të mungojnë çdo të diel në ekranet tuaja.

Ps. Sonte mos harroni: Merrni kokoshka, nachos, mblidhuni me familjen tuaj sepse në mbrëmje ndodhin shumë të papritura, surpriza e emra të tjerë të mirënjohur i bashkohen sonte në prime-time spektaklit “Zemër Luana” ora 21:00 në ekranin e televizionit Kombëtar Klan./tvklan.al