Aplikacion
“Albcontrol nuk duhet të ketë fitim. Duhet të marrë atë shifër që i duhet për operime dhe investime. Jemi duke rregulluar formatin funksional të Albcontrol duke e kthyer në institucion shtetëror, jo fitimprurës. Ky është thelbi, por e kuptoj që është çështje shumë teknike. Sa i përket kryeministrit, ka aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale, është një lider politik i një përmase jashtë këtij vendi, por nuk merret me navigimin ajror”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku në Kuvend.
Që ne kemi mbetur pa lider sepse atij që kemi i është mbushur mendja që drejton botën, e është i “një përmase jashtë këtij vendi” unë bie dakord me zonjën Balluku. Aty ku nuk bie dakord unë me të është që çështja e ndryshimit të statusit të Albcontollit “është një çështje shumë teknike”. Ndaj po përpiqem ta shpjegoj thjesht!
Albcontrolli është kompani aksionere shtetërore që te ardhurat i siguron nëpërmjet tarifës që vendos çdo vit edhe paguan Euro-control. Tarifa percaktohet çdo vit në bazë të kostove operative edhe kostove për investim që kryen Albcontroll. Asgjë nuk ka ndryshuar deri këtu, kështu ka qenë edhe është.
Por, që kur gjykata belge vendosi urdhër bllokimi në favor të Becchetti- t , Albcontrol mbeti pa të ardhura, kjo bëri të pamundur funksionimin operacional të tij.
Albcontrol u kreditua nga ente të tjera si Autoriteti i Aviacionin Civil edhe nga buxheti i shtetit, por nuk mbahet gjatë me “miell hua” një SHA. Ndërkohë që ekziston frika e përsëritjes së precedentit edhe pagesat e Euro-controllit ndaj Albcontrollit të bllokohen në të ardhmen në favor të fituese të tjerë te arbitrazheve ndërkombëtare ndaj Shqipërisë si Actor, etj.
Meqë mundësia për të financuar një kompani aksionere shtetërore me fonde të buxhetit është e limituar edhe kufizohet nga Ligji Organik i Buxhetit, shteti e futi në gjirin e tij Albcontrollin pikërisht duke i dhënë statusin e entit publik edhe duke i hapur kështu mundësinë të financohen i pashqetësuar nga buxheti i shtetit.
“Lideri që vendi i rri ngushtë” e mbajti fjalën. Becchetti nuk mori asnjë lek nga buxheti, por buxheti do të financojë Albcontrollin që e la duarbosh Becchetti! Nga i mori lekët Becchetti? Nga buxheti! Kaq e thjeshtë është kjo çështje!