Aplikacion
Mbrëmja e 20 nëntorit (sot), do të jetë festive në kryeqytetin e Shqipërisë, por edhe në mbarë vendin dhe diasporë. Arsyeja është legjitime, pasi do të festohet kualifikimi i Kombëtares së futbollit në Europianin “Gjermani 2024”.
FSHF në bashkëpunim me autoritet vendore dhe qeveritare kanë përpiluar një plan festiv, që lidhet me pragndeshjen e sotme, Shqipëri-Ishujt Faroe, si dhe pas përfundimit të saj ku pritet të “digjet” stadiumi “Air Albania” nga festimet kuqezi. FSHF ka publikuar së fundmi edhe programin për këtë natë të madhe për mbarë tifozët shqiptarë, por edhe dashamirësit kuqezi.