zoom

Të gjitha

“Nuk e kam shok, por për fëmijën bëjmë gjithçka”/ Soni Malaj tregon si është raporti me ish-in

“Nuk e kam shok, por për fëmijën bëjmë gjithçka”/ Soni Malaj tregon si është raporti me ish-in

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka një vajzë nga martesa e saj e parë me Mirko Luccarelli., të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana.

Soni ka zbuluar si rrallëherë marrëdhënien që ka me ish-bashkëshortin. Edhe pse nuk jetojnë në një shtëpi së bashku, ata vazhdojnë që të ruajnë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

“Babin e vajzës time e kam shok? Me babanë e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”, u shpreh këngëtarja teksa ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”.

Ndërsa sa i përket muzikës, këngëtarja ka disa muaj që nuk ka sjellë një këngë të re dhe fansat janë kuriozë nëse do të ketë ndonjë surprise./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura