Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar atë që e quan një tjetër skandal të lidhur me pastrimin e parave të trafikut të drogës, duke pretenduar se grupi i Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Shpëtim Aliut, të akuzuar për trafikimin e 50 tonëve kokainë, ka blerë një sipërfaqe të madhe toke në bregdetin e Jalës për një shumë tepër të ulët.
”Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës. Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonë kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.
Berisha ka deklaruar se në mesin e pasurive të sekuestruara përfshihen edhe prona në zonën e Vunoit dhe projekte ndërtimi në bregdetin e Jalës, përfshirë një hotel me pesë yje me mbi 200 dhoma.
Sipas tij, përmes kompanive “Seaview Development” dhe “Aliu Road House”, si dhe një marrëveshjeje noteriale për ndërtimin e hotelit “Zig-Zag”, janë zhvilluar projekte me përfshirje të kompanisë “Navalno Group”, e cila ka marrë përsipër bashkëfinancim në masën 40 për qind, ndërsa leja e ndërtimit është miratuar nga autoritetet përkatëse.
Në deklarimet e tij, Berisha thekson se toka ku po zhvillohet ky projekt në Jalë është blerë me çmime shumë të ulëta krahasuar me tregun, duke pretenduar se rreth 15 mijë metra katrorë janë blerë për vetëm rreth 6 milionë lekë të reja, ose rreth 54 mijë euro, çka sipas tij i bie rreth 3–4 euro për metër katror.
Ai ka paraqitur edhe ndarjen e pasurive, ku përfshihen disa parcela me sipërfaqe të ndryshme në zonën kadastrale 3844, të blera për shuma që variojnë nga 1.68 deri në 2.56 milionë lekë.
Berisha e ka cilësuar këtë rast si një shembull të asaj që ai e quan “narkoshtet”, duke ngritur akuza për lidhje mes krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe zhvillimeve të mëdha në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në bregdet.
Deklarata e Berishës:
Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës. Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonë kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.
Por ju tani do njiheni me habinë e re të narkoshtetit të Edi Ramës.
Në pronat e sekuestruara mes të tjerash bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit.
E keni parasysh Vunoin ju, nuk është gjë Surreli se ç’është Vunoi, ose të themi fshati i Edvinit dhe dajë Kolekës.
Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përfitohen nga subjekti Seaview Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit noterial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-Zag, me pesë yje dhe mbi 200 dhoma, në Jalë, Himarë për të cilin shoqëria Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40 përqind dhe lejen e ndërtimit nga AZHT, thuhet në njoftimin që ka bërë SPAK për këtë hotel.
Nga hulumtimet tona rezulton se Seaview Development është bijë e kompanisë Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT në 29 prill të këtij viti dhe ishte i 41-ti në listën e diskutimeve.
Leje ndërtimi për objektin hotel Iberostar Resort me pesë yje, me një, dy, tre dhe katër kate mbi tokë dhe një gjer në pesë kate mbi tokë, me vendndodhje në Jalë, Bashkia e Himarës me objekt zhvillues shoqërinë Seaview Development.
Por ajo që bie në sy është se toka që Isa Aliu ka blerë në breg të detit në Jalë është me çmime jashtëzakonisht të ulëta, qesharake.
Këtë zonë në tokën kadastrale me një sipërfaqe prej 15 mijë metër katrorë, Isa Aliu e ka blerë me vetëm 6 milionë lekë të reja ose me kursin e kohës e ka blerë gjithsej me 54 mijë euro.
I bie 3-4 euro metri katror.
Përkatësisht, pasuria me numër 3614, 4400 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 760 mijë lekë.
Pasuria numër 33615, 4200 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 680 mijë lekë.
Pasuria numër 33616, 6600 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 2 milion e 560 mijë lekë.
Pra, siç e shikoni, pranë gjithsej 15 mijë metër katrorë tokë të blera vetëm për 400 lekë metri katror apo 3.2 euro metri katror.
Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro.