zoom

Aktualitet

Skandal në aksin Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro/ Masivi i dherave bie mbi një automjet

Skandal në aksin Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro/ Masivi i dherave bie mbi një automjet

Aksi Qukës-Qafë Plloçë kushtoi rreth 260 milionë euro, por problematikat me këtë aks kanë qenë të njëpasnjëshme.

Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sot një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po kalonte në atë zonë.

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, duke dëmtuar automjetin vetëm në pjesën e përparme të tij.

Postime të lidhura