zoom

Aktualitet

VIDEO/ Rrëshqitje dheu te “Ali Demi”, shembet trotuari pranë një kantieri ndërtimi

VIDEO/ Rrëshqitje dheu te “Ali Demi”, shembet trotuari pranë një kantieri ndërtimi

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e fushës së “Ali Demit” në kryeqytet. Një rrëshqitje dheu pranë një objekti në ndërtim nga kompania “ERKLO” ka shkaktuar shembjen e një pjese të trotuarit dhe të skelave të kantierit.

Zona paraqitet e rrezikshme për kalimtarët dhe banorët përreth.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka rrethuar perimetrin dhe po monitoron situatën. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa priten verifikime të mëtejshme nga autoritetet.

Postime të lidhura