zoom

Aktualitet

U inagurua 6 muaj më parë/ Shembet Unaza e Burrelit

U inagurua 6 muaj më parë/ Shembet Unaza e Burrelit

Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është jashtë funksionit, duke lënë banorët që jetojnë përgjatë saj të bllokuar dhe të ekspozuar ndaj rrezikut.

Rruga ka pësuar katër shembje, dy prej të cilave kanë shkatërruar të gjithë karrexhatën, ndërsa situata është më dramatike në anën perëndimore, ku të paktën në dy vende e gjithë traseja është dëmtuar rëndë. Për pasojë, asnjë automjet nuk mund të qarkullojë, duke izoluar banorët nga shtëpitë e tyre dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Kjo problematikë nuk është e re. Që nga viti 2010, rruga ka qenë pothuajse e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë, duke treguar se çdo ndërhyrje e bërë deri tani nuk ka adresuar rrënjësisht problemet.

Rikonstruksioni i Unazës së Poshtme, financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja dhe i nisur një vit më parë, duket se ka qenë një projekt i dështuar.

https://www.instagram.com/reel/DTVbTZDgtSI/?igsh=MWN6d2E2M2RvMDhvaw==

Postime të lidhura