Aplikacion
Çmenduri me biletat e kombëtares shqiptare për ndeshjen me Çekinë, që do të luhet në 12 tetor në “Air Albania”.
Edhe pse biletat dolën online dhe tifozët qëndruan mbi 5 orë në sistem për të blerë një biletë, në tregun e zi po lulëzojnë shitjet.
Në platformën Tiktok, një biletë që kushton 30 mijë lekë të vjetër, shitet në tregun e zi 200€.
Skandali nuk mbaron këtu, dikush ka publikuar një video ku bën me dije se 4 bileta i ndërron me një makinë Smart.
Nuk dihet se si këta persona i kanë blerë biletat, por fakti është se po shiten tmerrësisht në tregun e zi.
Për të parë videot kliko këtu këtu. /zoom.al/