zoom

Të gjitha

Gafë apo thjesht gabim i çastit/ Konkurrentja e Maqedonisë së Veriut bëhet virale në Eurovizion

Gafë apo thjesht gabim i çastit/ Konkurrentja e Maqedonisë së Veriut bëhet virale në Eurovizion

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovision, Andrea ka bërë një veprim të pahijshëm, i cili ka bërë xhiron e mediave.

https://www.youtube.com/watch?v=adpPV5cDdXA

Sipas videos gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Itali, këngëtarja ka hedhur flamurin kombëtarë, për disa foto. Andrea po pozonte para fotografëve me flamurin maqedonas në dorë, ndërsa kur deshi të dilte në fotografi pa flamur, ajo e hodhi atë larg, duke e lënë të përdhosur në tokë.

Andrea përfaqëson Maqedoninë e Veriut më këngën “Circles”. Gara e Eurovisionit do të fillojë të martën, më 10 maj, dhe të përfundojë me finalen të shtunën, më 14 maj./L.K

/Zoom.al