zoom

In Zoom

Si po i mashtron Edi Rama edhe emigrantët shqiptarë me pasportat e BE. Ata nuk do të marrin të drejtat e europianëve automatikisht

Si po i mashtron Edi Rama edhe emigrantët shqiptarë me pasportat e BE. Ata nuk do të marrin të drejtat e europianëve automatikisht

Edi Rama po i mashtron emigrantët shqiptarë me pasportat e BE, duke u thënë se do të kenë të menjëherë të drejta të barabarta si qyetarët e vendeve ku jetojnë. Por në të vërtetë ata nuk do të marrin të drejtat e europianëve automatikisht, por do të duhet të presin ende shumë vite.

Nga Redaksia e Zoom.al

Edi Rama vijon të bëjë fushatë me ëndrrat për pasaportat e Bashkimit Europian duke u përpjekur të manipulojë tani edhe emigrantët shqiptarë, të cilët këtë 11 maj do të votojnë për herë të parë për zgjedhjet në Shqipëri.

“Nëse marrin pasaportën shqiptare të BE-së, emigrantët shqiptarë në Greqi marrin automatikisht të njëjtat të drejta si grekët dhe s’do të kenë nevojë për “, – deklaroi sot (24 mars 2025) Edi Rama në një takim elektoral.

Por kjo deklaratë e Ramës se pasaporta shqiptare, si pjesë e BE-së, do të bëjë që emigrantët shqiptarë të kenë “automatikisht” të drejtat e grekëve në Greqi është një mashtrim i pastër.

Historia e anëtarësimit të vendeve të tjera të Europës Lindore na vjen në ndihmë për të tregur se kjo që premton Rama është thjesht për konsum elektoral, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë ashtu siç premton ai. Ashtu si qytetarët e vendeve të tjera të Europës Lindore, edhe shqiptarët do të përballen me të njëjtat kufizime edhe pasi Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe shqiptarët të kenë në pasaportat e tyre atë që trumpeton Rama – European Union, Republic of Albania.

Rasti i antarësimit të vendeve të Europës Lindore.

Më 1 maj të vitit 2004, 10 vende u bënë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Lituania, Letonia, Estonia, Sllovenia, Malta dhe Qipro u pranuan të jenë pjesë e Unionit, por qytetarët e këtyre vendeve, që në atë kohë ishin 74 milionë, nuk patën automatikisht të drejta të njëjta me qytetarët e disa vendeve të tjera të BE-së.

Zoom.al po sjell një pasqyrë të plotë të kufizimeve përsa u përket të drejtave për punësim.

Kufizimet në punësim:

  • Gjermania dhe Austria vendosën kufizime deri në 2011, duke mos lejuar hyrjen e lirë të punëtorëve nga këto vende.
  • Franca, Belgjika, Spanja dhe Italia gjithashtu aplikuan periudha kalimtare deri në disa vite pas anëtarësimit.
  • Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Suedia ishin të vetmet vende që hapën menjëherë tregun e punës për këto shtete.

Rasti u përsërit me antarësimin e dy vendeve të tjera në vitin 2007 kur pjesë e Unionit u bënë Bullgaria dhe Rumania. Edhe qytetarët e këtyre vendeve patën kufizime në punësim.

Kufizimet në punësim:

  • Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar kufizuan hyrjen në tregun e punës deri në 2014 për rumunët e bullgarët.
  • Shumë vende kërkuan leje pune dhe kuota të kufizuara për punëtorët bullgarë dhe rumunë.

Kroacia u bë anëtare e BE më 1 korrik të vitit 2013, por kroatët nuk patën të drejta të njëjta punësimi me qytetarët e vendeve të tjera anëtare.

Kufizimet në punësim:

  • Gjermania, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar vendosën kufizime për punëtorët kroatë deri në 2018.
  • Edhe disa vende të tjera të BE-së aplikuan periudha kalimtare për të penguar hyrjen e lirë të kroatëve në tregun e punës.

Në të gjitha këto raste, qytetarët e vendeve të reja anëtare nuk patën automatikisht të njëjtat të drejta pune dhe përfitime sociale si shtetasit e vendeve ku emigruan. Ata përballeshin me kufizime që zgjatën deri në 7 vjet pas anëtarësimit. Kjo do të thotë se edhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, shqiptarët nuk do të trajtohen menjëherë si qytetarë të barabartë me grekët, italianët apo gjermanët. Ata do të përballen me periudha kalimtare, kufizime për punësim dhe qasje të kufizuar në shërbimet sociale.

Duke e ditur fare mirë këtë realitet, Edi Rama po mashtron qëllimisht emigrantët shqiptarë, sidomos ata në Greqi dhe Itali, duke u dhënë shpresë të rreme se anëtarësimi në BE do të thotë automatikisht barazi e plotë me qytetarët e vendeve ku ata jetojnë e punojnë.

Nëpërmjet këtij mashtrimi, Rama po synon vetëm të përfitojë mbështetje politike edhe pse ai realisht po tallet me fatin eqindra mijëra shqiptarëve që besojnë se do të trajtohen si shtetas europianë sapo Shqipëria të hyjë në BE.

E vërteta është se emigrantët shqiptarë do të vazhdojnë të përballen me barriera të forta, ashtu si polakët, bullgarët,rumunët, kroatët etj, para tyre, me kufizime disavjeçare.

Deklarata dhe premtimet e Ramës jo vetëm janë të pasakta, por ato përbëjnë një manipulim të rrezikshëm në dëm tëemigrantëve shqiptarë, duke i bërë ata të besojnë në një premtim boshe, ndërsa realiteti që i pret është ndryshe. Këto deklarata nuk kanë asnjë bazë reale, por janë thjesht “dokrra hini” që shqiptarët janë të detyruar t’i dëgjojnë këtë pranverë deri më 11 maj. /Zoom.al

Postime të lidhura