Aplikacion
Në selinë e Partisë Demokratike kanë nisur riparimet. Dy ditë pas protestës së dhunshme të së shtunës, godina do t’i kthehet normalitetit.
Disa punonjës kanë hyrë në godinë duke nisur pastrimin dhe riparimin e dyerve, dritareve apo sendeve të brendshme të shkatërruara.
Protesta e 8 janarit u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar e arrestuar dhjetëra persona.
Kujtojmë se u proceduan penalisht edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka.
Nga protesta pati edhe të plagosur.
FOTO/ Dy të lënduar gjatë protestës, Policia përdor ujë me ngjyrë blu dhe gaz lotsjellës