zoom

Politikë

Komisioni i Rithemelimit: Lulzim Brava ka uzurpuar selinë e demokratëve, te vendosur ta largojmë

Komisioni i Rithemelimit: Lulzim Brava ka uzurpuar selinë e demokratëve, te vendosur ta largojmë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës të bërë nga selia blu.

Në këtë reagim komisioni akuzon sërish Bashës se është kthyer në skllav të kryeministrit Edi Rama dhe se të dy dhunuan demokratët gjatë protestës së ditës së shtunë.

 

 

Deklarata:

Lulzim Brava, skllavi i Edi Rames, qe sot ka uzurpuar seline e demokrateve si kryetar i emruar nga Edi Rama me ndihmen e narkopolicise se tij dhe shkarkuar ne 4446 delegate te kuvendit te 11 dhjetorit dhe 44 mije antare te PD ne referendumin e 18 dhjetorit 2021, doli ne skenen e krimit atje ku dje, vrasesit, banditet me dhe pa uniforme, dhunuan qytetaret, duke ofruar serish trillimet bajate per beteja imagjinare te cilet shiten pa filluar per aleancen e gazit Brava –  Rama.

 

Lulzim Brava eshte pergjegjesi kryesor i humbjeve te njepasnjeshme te Partise Demokratike. Pasi i shiti dhe shkeli per 8 vjet sakrificat e demokrateve per pazar – koncesionet me Edi Ramen, ai ne bashkepunim me kete te fundit dje, dhunoi, gjakosi dhe helmoi demokratet vetem e vetem per te vazhduar korrupsionin dhe pasurimin e tij!

 

Dje shqiptaret u bene deshmitare se Edi Rama me kerkesen e skllavit te tij, ushtroi dhune arrestime dhe gazlotsjelles ndaj mijera demokrateve. Qellimi i Edi Rames eshte te mbaje me cdo kusht ne krye te selise e PD skallvin e tij. Ndersa qellimi i vetem i pengut eshte te vazhdoje pazaret me Edi Ramen ne kurriz te humbjeve dhe sakrificave te demokrateve!

 

Qellimi dhe misioni i demokrateve te lire eshte dhe do te jete garantimi i pluralizmit te vertete politik, clirimi i PD dhe opozites nga pengmarrja e Rames dhe pazareve te pista te skllavit te tij!

Sot, demokratet jane me te vendosur se kurre, qe nje aleance e gjere me qindra mijera qytetare te shpetojne Partine Demokratike dhe opoziten, pluralizmin nga Rama dhe skllavi i tij!

 

Nuk ka asgje qe do mund te na ndaloje ne rikthimin e Selise se Partise Demokratike nga peng i qeverise ne shtepine e lirise!

Postime të lidhura