Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për qëndrimin që opozita do të mbajë në raport me mandatin parlamentar.
Në një deklaratë për gazetarët, ai tha se forumet e PD-së do të mblidhen për të marrë vendimin përfundimtar mbi këtë çështje.
“Në ditët që vijojnë, do të mblidhen forumet dhe do marrin vendimet përkatëse”, u shpreh Berisha, duke lënë të hapur mundësinë që opozita të mos e ndjekë më rrugën tradicionale të pjesëmarrjes në Kuvend.
Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, zhvilloi një takim me homologun e tij të PL-së, Tedi Blushi, ku fokusi ishte koordinimi i aksioneve të përbashkëta dhe planifikimi i protestave. Takimi zgjati rreth dy orë.
Të hënën, Noka zhvilloi takim edhe me kreun e republikanëve, Fatmir Mediu, për të bashkuar aksionin brenda Parlamentit./ Zoom.al