zoom

Lajme

Sesioni i ri parlamentar, ja kur pritet të jetë seanca e parë plenare

Sesioni i ri parlamentar, ja kur pritet të jetë seanca e parë plenare

Muaji shtator shënon hapjen e legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.

Kuvendi i ri përbëhet nga 140 deputetë, prej të cilëve 72 janë për herë të parë në parlament, një tregues i dukshëm i rinovimit të skenës politike dhe përpjekjes për përfaqësim më të gjerë.

Shumica e re parlamentare e krijuar pas zgjedhjeve reflekton një realitet të konsoliduar politik: Partia Socialiste me 83 mandate ruan kontrollin e Kuvendit, ndërsa Partia Demokratike me 50 mandate mbetet forca kryesore opozitare. Mandatet e mbetura i përkasin partive më të vogla, si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma “Shqipëria Bëhet”.

Seanca hapëse do të mbahet brenda 20 shtatorit dhe do të jetë konstituive, pa debate, dhe do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, në këtë rast Sali Berisha.

Opozita gjatë ditëve të fundit ka nisur diskutimet për strategjinë që do të ndjekë koalicioni opozitar gjatë sesionit të ri. Flamur Noka është takuar me Tedi Blushin për të biseduar për bashkëpunimin politik që do të kenë gjatë këtij sezoni të ri./ Zoom.al

Postime të lidhura