zoom

Lajme

Opozita bashkon forcat për sesionin e ri parlamentar. Zbardhen takimet dhe strategjitë

Opozita bashkon forcat për sesionin e ri parlamentar. Zbardhen takimet dhe strategjitë

Rinisja e punës së Parlamentit më 10 shtator ka rikthyer dinamika politike në vend, duke vënë në lëvizje aleatët e opozitës për të organizuar aksionin e tyre të përbashkët.

Takimet e fundit mes udhëheqësve të PD-së, PL-së dhe Partisë Republikane tregojnë një përpjekje për të harmonizuar strategjinë politike, jo vetëm brenda Parlamentit, por edhe në terren përmes aktiviteteve jashtë sallës parlamentare.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, zhvilloi një takim me homologun e tij të PL-së, Tedi Blushi, ku fokusi ishte koordinimi i aksioneve të përbashkëta dhe planifikimi i protestave. Takimi zgjati rreth dy orë.

Një ditë më parë, Noka zhvilloi takim edhe me kreun e republikanëve, Fatmir Mediu, për të bashkuar aksionin brenda Parlamentit.

Këto lëvizje tregojnë një strategji të dyfishtë të opozitës: koordinimi institucional në sallën e Parlamentit për çështjet ligjore dhe politike, dhe një presion jashtë institucioneve përmes organizimit të protestave, që synojnë të mobilizojnë opinionin publik dhe të rrisin peshën e opozitës në diskutimet politike.

Postime të lidhura