zoom

Të gjitha

10 vite lidhje, distanca dhe rrethanat e shkatërruan dashurinë

Megjithëse emri i saj lakohet shpesh në media si autore e programit të njohur “Për’puthen”, për jetën private të Olsa Muhametit s’kemi dëgjuar shpesh.

Në një rrëfim si asnjëherë më pare ajo foli si asnjëherë më pare gjatë emisionit “Live From Tirana”.

 “Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri, njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër, në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj. Unë dashurinë e bazoj edhe në respekt, nëse unë të dashuroj, të respektoj dhe duhet të më respektosh shumë. Janë dy elemente kryesore që do ta rrisin këtë lloj marrëdhënie. Ulu dhe reflekto për dashuritë që ke humbur. Kur kupton që nuk ka pasur besnikëri dhe respekt, me siguri këto gjëra e kanë degraduar marrëdhënien. Dashuria është si ti e ndjen.

Autorja e programit është shprehur se ka patur një lidhje 10-vjeçare në distancë, një dashuri shumë e madhe që e ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë jo të rritet./L.K

/Zoom.al