Aplikacion
Shqiptarët ishin grupi i tretë më i madh i shtetasve të vendeve jashtë Bashkimit Europian të kthyer në vendin e origjinës gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të Eurostat.
Në total, 2,050 shtetas shqiptarë u rikthyen nga vendet e BE-së pas marrjes së një urdhri largimi, duke u renditur pas qytetarëve të Turqisë (3,555) dhe Gjeorgjisë (2,060).
Gjatë periudhës janar-mars 2026, vendet e Bashkimit Europian lëshuan 108,475 urdhra largimi për shtetas të vendeve jashtë BE-së. Nga këta, 34,550 persona u kthyen në vendet e treta pas zbatimit të vendimit për largim.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i personave që morën urdhër largimi ra me 12.8%, ndërsa numri i atyre që u kthyen në vendet e origjinës u rrit me 8.1%.
Edhe në raport me tremujorin e fundit të vitit 2025, urdhrat e largimit shënuan një rënie prej 7.9%, ndërsa kthimet u rritën me 2%.
Sa i përket shtetësive të personave që morën urdhër largimi, në krye të listës ishin qytetarët e Algjerisë me 11,105 raste, të ndjekur nga Maroku me 6,435 dhe Siria me 5,355.
Franca ishte vendi që lëshoi numrin më të lartë të urdhrave të largimit, me 34,880 raste, e ndjekur nga Gjermania me 10,360 dhe Spanja me 9,275.
Ndërkohë, Gjermania realizoi numrin më të madh të kthimeve në vendet e treta, me 7,300 persona, pasuar nga Franca me 3,775 dhe Polonia me 2,660./monitor
Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit nisen nga sheshi për në Kryeministri