Aplikacion
Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje kundër Çekisë në “Air Albania”, ndeshjen më të rëndësishme në këto kualifikuese.
Ndikuar edhe nga mungesat e Ismajlit, por edhe Brojës, trajneri Sylvinho po ideon formacionin që do të hedh në fushë kundër çekëve.
Duke u bazuar edhe tek ndeshjet e fundit, braziliani pritet të bëjë shumë pak ndryshime.
Dilema e madhe është se kush do të zëvendësojë Adrian Ismjalin e dëmtuar, por pikëpyetje ka edhe për sulmin.
Cikalleshi duket se e ka kaluar dëmtimin dhe pritet në fushë nga minuta e parë pas dëmtimit të Brojës.
Me rreshtimin 4-2-3-1, në portë do të luajë Berisha, në krahun e majtë Mitaj, në të djathtë Hysaj. Ajeti pritet të formojë murin me Gjimshitin.
Në mesfushë Ramadani dhe Asllani, pak më i avancuar Bajrami, në krahun e djathtë të sulmit Asani, ndërsa Seferi në të majtë në mbështetje të Cikalleshit në qendër të sulmit.
Në krahasim nga ndeshja e parë, që përfundoi 1-1, ndryshimi i vetëm në formacion është Ajeti.
Shqipëri-Çeki do të gjykohet nga arbitri holandez Danny Makkelie, ndihmësat e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.
Shqipëria kryeson Grupin E me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia e vendit të dytë. /zoom.al/