Aplikacion
Rinson Jose, 39 vjeç është themeluesi i një kompanie bullgare që supozohet se është pjesë e zinxhirit të furnizimit me pager, u zhduk gjatë një udhëtimi pune në SHBA javën e kaluar.
Jose nuk pranoi të komentonte mbi faqet kur u kontaktua nga Reuters në 18 shtator dhe e mbylli telefonin pasi u pyet për biznesin bullgar. Më pas ai nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të shumta.
Punëdhënësi i tij, DN Media Group, tha se Jose, i cili punon në departamentin e shitjeve të kompanisë norvegjeze të medias, u nis për një konferencë në Boston më 17 shtator dhe që nga e nesërmja kompania nuk kishte mundur të kontaktonte me të.
Autoritetet bullgare kanë hetuar rolin e kompanisë në furnizimin e pagerëve, por nuk gjetën prova se ato ishin prodhuar ose eksportuar nga Bullgaria.
Jose është një shtetas norvegjez dhe ka lindur në një vend tjetër.
Sulmet e paprecedentë të pager-it, për të cilat janë fajësuar Izraeli, çuan në vdekjen e 12 personave, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosën deri në 2,800 të tjerë.
Një ditë më pas, 25 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën kur radiot e dorës shpyrthyen në një sulm ty dytë.
Mosbindje civile në Tiranë/ Protestuesit shpërndahen dhe bllokojnë kryqëzimet (VIDEO)