Aplikacion
Edicioni i 53-të i Javës së Modës në Sao Paulo u rikthye në pasarele duke shfaqur tendencat më të fundit të stilit brazilian.

Shfaqja e hapjes së këtij viti në ngjarjen më të madhe të modës në Amerikën Latine paraqiti markën A la Garconne, e lançuar nga stilisti brazilian Alexandre Herchovitch, duke shfaqur tendencat e saj më të reja në pasarelën e Sao Paulos.

Drejtori Kreativ i Javës së Modës në Sao Paulo, Paulo Borges i tha Reuters se edicioni i këtij viti synon të sjellë njerëzit në një tranzicion në të ardhmen, duke e pasur individin në qendër të të gjithë “qarqeve të vazhdueshme krijuese, ekonomike dhe sociale” në kohët bashkëkohore. Java e Modës në Sao Paulo zgjat nga 31 maji deri më 4 qershor./L.K
/Zoom.al