zoom

Aktualitet

Sherri në zyrat e PSD/ Del foto e personit të armatosur

Sherri në zyrat e PSD/ Del foto e personit të armatosur

Një incident i rëndë ndodhi këtë të martë pranë zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur shtetasi Arjan Telhallari, i armatosur, është afruar drejt zyrës, ndërkohë që përplasja përfundoi me dëmtime në fasadën dhe xhamat e saj.

Sipas burimeve, konflikti ka nisur për shkak të një sherri mes djalit të Telhallarit dhe shtetasit Lendi Palaj, dyshohet për arsye të lidhura me bastet. Për pasojë, policia ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin dhe djalin e tij.

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas ngjarjes, duke sqaruar se konflikti nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin elektoral të forcës politike. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Postime të lidhura