zoom

Aktualitet

Çfarë ndodhi te zyrat e PSD në Tiranë dhe kush u përfshi në sherr?

Çfarë ndodhi te zyrat e PSD në Tiranë dhe kush u përfshi në sherr?

Pas sherrit të ndodhur pasdrekën e sotme, policia ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin, i cili dyshohet se ka hyrë në zyrën elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD) në rrugën “Ali Demi” dhe është përfshirë në një konflikt me disa persona që ndodheshin aty.

Sipas njoftimit të marrë në sallën operative, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por deri tani në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm dy fishekë të paplasur.

Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti ka nisur më herët mes dy të rinjve në zonën e Ali Demit. Njëri prej tyre është larguar në banesë dhe më pas është kthyer së bashku me të atin, Arjan Telhallarin, për të kërkuar tjetrin. Fillimisht janë drejtuar tek një lokal, por pasi nuk e gjetën aty, kanë shkuar në zyrën elektorale të PSD-së, ku kanë parë të riun dhe kanë hyrë brenda, duke nisur konfliktin.

Policia dyshon se Telhallari ka qenë i armatosur dhe gjatë përplasjes i kanë rënë në tokë dy fishekë, ndërsa deri tani nuk ka prova që arma të jetë përdorur. Forcat blu po krehin zonën për të bërë të mundur ndalimin e tij dhe për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura