Aplikacion
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion në qytetin e Shkodrës, duke ekzekutuar gjashtë urdhër-kontrolle ndaj disa individëve të lidhur me Partinë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga Tom Doshi.
Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë operacionit hetimor janë sekuestruar pajisje celulare, ndërsa janë ushtruar kontrolle mbi automjetet e disa të dyshuarve.
Një nga personat e përfshirë ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet dhe për këtë arsye është shoqëruar nga policia për procedura të mëtejshme.
Ky zhvillim ndodh vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit dhe lidhet me hetime mbi dyshime për veprimtari të paligjshme që mund të kenë ndikuar në procesin zgjedhor. Deri tani, Partia Socialdemokrate dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike mbi këtë çështje./ Zoom.al
Protesta për Zvërnecin shtrihet edhe në Kosovë, tubim para ambasadës shqiptare në Prishtinë