Aplikacion
Noizy akuzohet se së bashku me grupin e tij ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni në një klub nate në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”.
Si nisi sherri Noizy-Medi
Ngjarja e fundit që ndodhi në një klub në Pejë të Kosovës, ku një personazh Tik toku i njohur si Medi, emri i plotë i të cilit është Muhamet Iseni, u rrah nga disa të rinj, mori vëmendjen e opinionit publik, medias dhe organeve të drejtësisë në Kosovë pasi në ngjarje u përmend edhe Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit, Noizy.
Një natë përpara ngjarjes ku Muhamet Iseni u përlesh në një klub në Pejë, ai ishte live në Tik Tok me reperin Clevio, kundërshtar i njohur i Noizyt, të cilit i thoshte se do shkojë në klubin ku do performojë Noizy dhe do ‘bënte pompa në prapaskenë”.
E thënë ndryshe, Medi, lë të kuptohet gjatë live me Clevion se do të shkojë dhe të tregojë forcën në koncertin e Noizyt. Të nesërmen në mbrëmje, Medi shkon sëbashku me dy familjarë siç i kishte premtuar Clevios në klubin ku Noizy po bënte punën e tij, po mbante një koncert. Në prapaskenë nuk dihet qartë se çfarë ka ndodhur, por Medi ka deklaruar sërish në Tik Tok (që ka hyrë pasi ka dalë nga spitali ku ka marrë shërbimin e parë) se e ka dhunuar grupi i Noizyt sebashku me Noizyn.
Reagimi i Noizy
Noizy ka mohuar akuzat se ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë. Reperi, i cili u shoqërua në polici, tha se nuk ka prekur asnjë person, ndërsa theksoi se nuk i njihte një pjesë të djemve që dhunuan Medi Isenin.
Noizy ka treguar versonin tij të ngjarjes, teks theksoi se u shtang pasi çdo gjë ndodhi papritur dhe se sigurimi e ka nxjerrë jashtë duke e çuar deri në makinë në momentin që nisi përleshja.
Ndërsa për të dhunuarin u shpreh “këto janë pasojat kur s’të ndalet goja për audiencë në TikTok”.
Noizy: Une nuk preka asnje person ate nate ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyre ne dhomen e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi ne fjale bashke me 3 shoket e tij) është sulmuar nga plot djem qe shumicen nuk i njoh dhe sja kam idene se kush jane.
Jam shtang nga kjo gje se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin te them as nje gjysem fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi me ka shoqeruar jashte discos ne makin dhe kemi ikur, bashk me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe ne video nuk dukem une, sepse une nuk kam qen aty ne ate moment.
Vetem di te them se une isha ne pune kur ai vendosi me ardh mem ra ne qaf sepse i kishte premtuar dikujt nje nate me para ne TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bej pompa”. Dhe, pse ka pas aq shume njerz ne backstage kur ti vendose te hyje aty se di, por di te them se keshtu ndodh ne cdo koncert, hyjn e dalin plot njerz Fansat/Kamarjer/Sigurima/Miq/Koleg etj.
Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok.