Aplikacion
Sherri mes tyre nisi fillimisht me sende të forta dhe më pas përdorën armë zjarri.
Shtetasi S. M., djali i tij V. M. dhe shtetasi P. M., vëllai i shtetasit S. M., nisën konfliktin me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta tre vëllezërit. Një prej tyre u plagos me armë zjarri, ndërsa dy të tjerët me sende të forta.
Dy prej autorëve, shtetasit S. M. dhe P. M. u arrestuan, ndërsa i treti, shtetasi V. M. u shpall në kërkim.
Gjatë kontrollit në banesën e kryefamiljarit S. M., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Tre vëllezërit e plagosur ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.