zoom

Aktualitet

Sherr në Tiranë, dhunohet brutalisht 31-vjeçari

Sherr në Tiranë, dhunohet brutalisht 31-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 31-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është dhunuar brutalisht nga një grup personash.

Sipas njoftimit të policisë, pesë shtetas janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur të riun me grushte dhe sende të forta.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, 31-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Ndërkohë, uniformat blu kanë nisur kërkimet r kapjen e pesë personave të akuzuar si të përfshirë në ngjarje./ Zoom.al

Postime të lidhura