Aplikacion
Një 21-vjeçar u plagos rëndë gjatë një sherri në Tiranë.
Sipas policisë, i riu u sulmua fizikisht nga tre persona të tjerë, të identifikuar si Florjan Faslia, 18 vjeç, Mentor Daja, 21 vjeç dhe Samuel Tahiraj, 18 vjeç.
Konflikti mes tyre nisi në rrjetet sociale, ndërsa degjeneroi në dhunë fizike kur u takuan në rrugën “Mihal Popi” në kryeqytet.
Tre të rinjtë e goditën 21-vjeçarin me shishe në kokë, duke i shkaktuar atij lëndime të shumta, përfshirë edhe këputjen e njërit vesh.
I riu u dërgua në spital, ndërsa tre autorët u arrestuan nga policia./ Zoom.al


