zoom

Aktualitet

Sherr në Kukës/ Babë e bir dhunojnë të afërmin me sende të forta

Sherr në Kukës/ Babë e bir dhunojnë të afërmin me sende të forta

Një konflikt i dhunshëm mes disa të afërmve u regjistrua në Kukës.

Pas ngjarjes, policia arrestoi babë e bir, shtetasit M. M., 53 vjeç, dhe djali i tij B. M., 18 vjeç.

Ata goditën me sende të forta një të afërm të tyre, O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ndodhi në hyrje të fshatit, pas një debati për motive të dobëta.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, u parandalua përshkallëzimi i konfliktit në një ngjarje më të rëndë. I plagosuri mori ndihmën mjekësore, ndërsa dosja i është referuar Prokurorisë së Kukësit për hetime të mëtejshme./ Zoom.al

Postime të lidhura