zoom

Aktualitet

Plas sherri në një lokal në Korçë, dhunohet një person

Plas sherri në një lokal në Korçë, dhunohet një person

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në Korçë, ku njëri prej tyre është dhunuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin e dhunuar. Sipas raportimeve, ai ishte në gjendje të dehur. Për të mbledhur informacion mbi ngjarjen, përkohësisht është shoqëruar edhe pronari i lokalit.

Autoritetet po analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar dhe personat e tjerë të përfshirë në sherr. Sipas hetimeve të para, konflikti dyshohet se ka nisur për arsye banale, por policia vazhdon punën për të zbardhur detajet e plota./ Zoom.al

Postime të lidhura