Aplikacion
Disa persona janë përfshirë në një sherr këtë të diel në fshatin Petovë në Fier.
Sipas policisë, pesë persona kanë dhunuar tre persona të një grupi tjetër me grushte dhe sende të forta për shkak të një konflikti të nisur për motive të dobëta.
Për dy prej tyre ka nisur hetimi kë tkendke të lirë, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, edhe në Lushnje është regjistruar një rast tjetër dhune. Një 25-vjeçar, raporton policia, ka goditur me grusht një 48-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 45 vjeç, dhe V. H., 46 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. H., 48 vjeç, F. H., 24 vjeç, dhe E. H., të gjithë banues në fshatin Petovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta 3 shtetas në një lokal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetase 48 vjeçe”, njoftoi policia e Fierit./ Zoom.al