zoom

Aktualitet

Sherr masiv në Sarandë, të rinjtë dhunojnë dy persona

Sherr masiv në Sarandë, të rinjtë dhunojnë dy persona

Një konflikt që ka degjeneruar në dhunë fizike ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku dy persona kanë përfunduar në spital pas përplasjes me një grup të rinjsh.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit, K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë, në bashkëpunim me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë sulmuar me sende të forta dhe grushta dy shtetas, B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç, duke i plagosur rëndë.

Autoritetet po vijojnë hetimet dhe dy të dyshuarit janë shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia punon për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në konflikt./ Zoom.al

Postime të lidhura