zoom

Aktualitet

Sherr në familje në Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrën, Bashkëshorti godet gruan

Sherr në familje në Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrën, Bashkëshorti godet gruan

Një konflikt familjar është regjistruar në qytetin e Lushnjës, ku një grua ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj, ndërsa më pas është dhunuar nga bashkëshorti.

Sipas informacioneve paraprake, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

Pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka nisur veprimet procedurale ndaj dy bashkëshortëve.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Lushnjës bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasve E. S., 42 vjeç dhe M. S., 38 vjeçe, të cilët janë bashkëshortë. Sipas policisë, 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa 42-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes./ Zoom.al

Postime të lidhura