Aplikacion
Një konflikt familjar ka përfunduar me arrestim në qytetin e Lushnjës, ku një 52-vjeçare është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.
Nga të dhënat paraprake rezulton se 52-vjeçarja është përfshirë në një përplasje me dhëndrin e saj, e cila më pas ka degraduar në dhunë fizike.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet që e kanë shtyrë vjehrrën të dhunojë dhëndrin vijojnë./ Zoom.al

