Aplikacion
Një sherr mes të rinjve ka përfunduar në të shtëna më armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e djeshme.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku gjatë një konflikti fizik midis personave të tjerë dhe shtetasve Arbri Hysaj, 19 vjeç dhe Mauricio Alusha, 25 vjeç, ky i fundit ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, dhe ka qëlluar një herë në ajër.
Dy të rinjtë janë vënë në pranga, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njofton policia.

