Aplikacion
Një turist austriak me kombësi rumune është dhunuar më 14 gusht në lagjen nr.13 të Durrësit.
Sipas kallëzimit të tij, rreth orës 15:30 ai është sulmuar nga pesë persona për motive të dobëta, duke pësuar dëmtime fizike.
Polica raporton se ka identifikuar dy adoleshentë 17-vjeçarë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e ngjarjes. Të miturit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Njoftimi: Durrës
Në lidhje me një lajm të publikuar në një portal mediatik, në lidhje me dhunimin e një shtetasi të huaj dhe me pretendimin se Policia nuk kishte bërë asnjë veprim konkret mbi rastin, sqarojmë:
Rreth orës 22:00 të datës 14.08.2025, është paraqitur te Stacioni i Policisë Plazh, shtetasi austriak (me kombësi rumune) A. D., i cili ka kallëzuar se rreth orës 15:30 të datës 14.08.2025, ishte dhunuar për motive të dobëta, nga 5 shtetas, në lagjen nr. 13.
Menjëherë pas kallëzimit, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, si rezultat i të cilave janë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, dy 17-vjeçarë që dyshohet se kanë dhunuar shtetasin A. D..
Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për dy të miturit nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Ndërkaq, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët dhe median, se është maksimalisht e angazhuar, për të ndjekur shpejt, me paanshmëri dhe konform ligjit, çdo indicie për paligjshmëri që ata kanë.
Zoom.al/