zoom

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Sherr me thika, karrige dhe shkopa bejsbolli në lokal. Del videoja e ngjarjes në Korçë

PAMJE TË RËNDA/ Sherr me thika, karrige dhe shkopa bejsbolli në lokal. Del videoja e ngjarjes në Korçë

Dalin pamjet e ngjarjes së ndodhur pak ditë në Korçë, ku dy grupe u përplasën me njëri-tjetrin dhe konflikti degjeneroi në dhunë fizike e përdorimin e thikës, duke lënë dy të plagosur.

Në video duket momenti kur nis përplasja fizike mes dy grupeve, ndërkohë që në lokal ndodhen edhe persona të tjerë që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Më pas, ata largohen të frikësuar, ndërsa dy grupet vijojnë të konfliktohen me grushte, karrige dhe shkopa bejsbolli.

Fillimisht shihen vetëm tre persona në konflikt, ku njëri prej tyre shtrihet në tokë dhe dhunohet me grushte. Edhe pse sherri duket se qetësohet për pak sekonda, më pas ai degradon edhe më keq, ku 54-vjeçari Dritan Pine plagos me thikë Sotiraq Shkurtën dhe Mihal Zhidron.

Për ngjarjen, policia arrestoi 10 persona, mes tyre edhe Dritan Pinen./ Zoom.al

Postime të lidhura