zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është autori i plagosjes së dyfishtë me thikë në Korçë

FOTO/ Ky është autori i plagosjes së dyfishtë me thikë në Korçë

Publikohet fotoja e Dritan Pines, 54-vjeçarit që plagosi me thikë dy persona mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Ai goditi Mihal Zhidron dhe Sotiraq Shkurtin, gjatë një sherri që ndodhi në një lokal pranë parkut të qytetit.

Sipas hetimeve, sherri nisi me debate verbale mes dy grupeve shoqërore, por më pas degradoi në dhunë fizike, me karrige, shkopinj bejsbolli dhe përdorim thikash. Si pasojë, 3 persona mbetën të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit dhe deri tani ka arrestuar Dritan Pinen dhe 8 persona të tjerë, përfshirë edhe të plagosurit. Hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet që numri i të arrestuarve të rritet.

Dritan Pine përballet me akuza të rënda, si: “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, “Deklarim i rremë para policisë”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”./ Zoom.al

Postime të lidhura