zoom

Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 37-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 37-vjeçarin

Një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës në qytetin e Korçës pasditen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, autori është një 17 vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 37 vjeçar.

Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi).

Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm.

Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Postime të lidhura