zoom

Aktualitet

Kamëz/ Plagoset një person me thikë

Kamëz/ Plagoset një person me thikë

Një burrë rreth 30 vjeç është plagosur me një mjet prerës këtë të shtunë në Kamëz.

I plagosuri me inicialet J. M., u paraqit në një spital privat në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të policisë, personi i plagosur ka pësuar lëndime në dorë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si “Trekatshet” në Kamëz, ndërsa motivet e sulmit ende nuk janë bërë të qarta.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar personat e përfshirë./ Zoom.al

Postime të lidhura