Aplikacion
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani reagoi pas sulmeve të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, me të cilin bëri koalicion në zgjedhjet e 11 majit.
Shabani u përgjigj me ironi me disa rreshta, duke u shprehur se nuk e dinte se armiku ishin ai dhe daja i tij, Zeqir Kordhoni.
Ky i fundit shkaktoi përçarjen brenda koalicionit, pas kërkesës që bëri në KQZ për të marrë mandatin e deputetit, nëse i vjen radha, duke rrezikuar kështu vendin e Adriatik Lapajt në Parlament.
Kordhoni ishte i nënti në listë të mbyllur për Qarkun e Tiranës.
Pas kërkesës së tij në KQZ, Adriatik Lapaj tha se asnjë prej tyre nuk do të marrë mandat deputeti.
Reagimi i Endri Shabanit
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë.