zoom

Lajme

Plas te koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”/ Adriatik Lapaj sulmon Endri Shabanin: Mbarë të shkoftë me dajon!

Plas te koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”/ Adriatik Lapaj sulmon Endri Shabanin: Mbarë të shkoftë me dajon!

Adriatik Lapaj reagon ashpër pas përplasjes për mandatin e deputetit, duke akuzuar për shantazh dhe padrejtësi.

Ai shprehet se nuk do të ndalet në rrugën e tij drejt Kuvendit, edhe pse, siç thotë, po përballet me kundërshtime të forta nga brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet”.

Ai akuzon Endrit Shabanin, kreun e Nismës Thurje, dhe dajën e tij Zeqir Kordhonin për përpjekje për ta penguar që të marrë mandatin e deputetit.

Më herët, Zeqir Kordhoni i dërgoi letër KQZ-së duke kërkuar të marrë mandatin e deputetit. Në zgjedhjet e 11 majit, ai ishte i nënti në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës.

Reagimi i Adriatik Lapajt

Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë.

Postime të lidhura